Vizitë në Sallën Osmane: Trashëgimi Kulturore dhe Frymëzim Akademik 📚✨
📅 8 Janar 2025
🌟 Studentët e vitit të dytë të “Master në mësuesi e gjuhës turke” vizituan Sallën Osmane pranë Bibliotekës Kombëtare, ku u mirëpritën nga Drejtori i Qendrës dhe nga z. Hisen Sulejmani.
🏛 Qendra është një pasuri e vyer kulturore, ku ruhet një koleksion i jashtëzakonshëm i librave të rrallë. Z. Hisen Sulejmani u shpjegoi studentëve në gjuhën turke rëndësinë e këtij fondi dhe veçanërisht të Sallës Osmane, e cila mban mbi 4000 libra në gjuhën osmane, turke dhe perse.
📚 Studentët u njohën me ndarjen e sallës në kategori të ndryshme dhe panë e prekën nga afër librat origjinalë të shkruar nga Sami Frashëri, enciklopedinë, libra dhe dorëshkrime origjinale të figurave të shquara të gjuhës, letërsisë dhe kulturës turke, si Dede Korkut, Mevlana, poetë të ndryshëm, si dhe dorëshkrime të bejtexhinjve.
🔖 Ata shprehën dëshirën për ta vizituar sërish Sallën Osmane dhe për t’u regjistruar në këtë bibliotekë.
💡 Shpresojmë që kjo vizitë t’u ketë shërbyer studentëve për të shfrytëzuar pasurinë kulturore të kësaj biblioteke dhe t’i nxitë për zgjedhjen e temave interesante për punime shkencore të mëtejshme.



