Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizon veprimtarinë me temë “Të bëhesh mësues”

Të dashur studentë,
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizon veprimtarinë me temë “Të bëhesh mësues”, më datë 14.12.2022, ora 12:30, Salla “Evropa”.
Në ketë veprimtari do të ftohen mësues të gjuhës së huaj në arsimin parauniversitar si edhe ekspertë të Drejtorisë Arsimore me qëllim që t’u përgjigjen pyetjeve tuaja mbi profesionin e mësuesit, praktikën profesionale, provimin e licensimit dhe shumë kërshërive të tjera që lidhen me këtë profesion.
Urojmë të jeni të shumtë në ketë ditë dhe të informoheni sa më shumë të jetë e mundur mbi të ardhmen tuaj profesionale.
Ju mirëpresim!