“Si ta bëjmë trashëgiminë tonë kulturore të flasë? Kreativitet dhe ndërmjetësim në njohjen e trashëgimisë kulturore“

11

Në kushtet aktuale të globalizmit ku njerëzit lëvizin gjithmonë e më shumë e kryesishtdrejt vendeve të panjohura për ta, Shqipëria përbën një destinacion atraksioni, takimesh e shkëmbimesh profesionale e kulturore shpesh herë e rrëfyer nga të huaj. Të gjithëjemi të ndërgjegjshëm për rolin e rëndësishëm të komunikimit për të përcjellë imazhin e duhur të vendit ndaj vendasve dhe të huajve që e vizitojnë. Universiteteve u shtrohet detyra për t’i shërbyer sa më mirë zhvillimit të vendit dhe shoqërisë. Studimet mbi trashëgiminë kulturore, promovimin e saj dhe zhvillimin e territorit përparojnë njëherësh dhe paralelisht në mënyrë gjithmonë e më të ndërvarur.

Universiteti i Tiranës e sheh veten me një rol të posaçëm për të promovuar trashëgiminë tonë kulturore, duke synuar në nxitjen e komunikimit sa mё tё efektshёm
gjuhësor e ndërkulturor përmes teknikave tё reja të ligjërimit turistik, përgatitjes së profileve në fushën e promovimit dhe menazhimit të territorit, të burimeve të pasurisë kulturore, në fushën e garantimit të mbrojtjes së të drejtave të trashëgimisë dhe në përmirësimin e profileve, si: figura e mediatorit ndërgjuhësor, operatorit, udhërrëfyesit apo cicëronit.

Globalizimi i mediave, kulturave, shkëmbimeve dhe udhëtimeve, kërkon jo vetëm ridimensionimin e këtyre profileve, por edhe ripërkufizimin e globales dhe lokales, si
edhe të ndërveprimit midis tyre. Kjo shton nevojёn pёr diversifikim të mjeteve të komunikimit, të publikimeve, materialeve të shkruara, audiovizuale dhe digjitale, si dhe sfidën e përditësimit, risive dhe përshtatjes së kurrikulave universitare me nevojat dhe gjithmonë e më shumë, me një qasje ndërdisiplinore në fushën e ekonomisë, drejtësisë, shkencave gjuhësore dhe komunikimit mediatik.

Duke qenë se edhe studimet e fundit kanë treguar se interesi dhe tërheqja për turistët më shumë sesa monumentet jepet nga atmosfera e zonës arkeologjike dhe e territorit, arti i të jetuarit, diversiteti kulturor e gjuhësor, puna jonë mund të jetë veçanërisht
premtuese.

Në këtë kuadër, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Ekonomisë, Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë së bashku me filialin e UT-së në Sarandë, organizuan konferencën shkencore ndërkombëtare “Si ta bëjmë trashëgiminë tonë kulturore të flasë? – Kreativitet dhe ndërmjetësim në njohjen e trashëgimisë kulturore”. Studiues, pedagogë dhe ekspertë nga Brenda dhe jashtë vendit prezantuan punimet e tyre duke propozua veprime konkrete dhe novatore në fushën e zhvillimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore e specifikisht me elementet, që lidhen me ruajtjen e të drejtave të trashëgimisë kulturore materiale e jo materiale, rëndësinë e komunikimit në zhvillimin e ekonomisë shqiptare, diversitetin kulturor dhe gjuhësor, rritjen e standardeve të ndërmjetësuesve mediatikë dhe profileve të mediatorëve ndërgjuhësorë.

Kjo konferencë u artikulua në tetë akse, duke ofruar studime kërkimore në fushat e mëposhtme:

1. Teknikat komunikative në njohjen dhe rivlerësimin e trashëgimisë kulturore;
2. Menazhimi i territorit dhe i burimeve të pasurisë kulturore pёr zhvillimin e vendit;
3. Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit dhe promovimi i trashëgimisë kulturore;
4. Përgatitja në kompetencë gjuhësore e specialistëve të fushës;
5. Kultura dhe letërsia si njё mjet evokues dhe guidë pёr promovimin kulturor;
6. Roli dhe kontributi i shumëgjuhësisë në promovimin e trashëgimisë kulturore;
7. E drejta e trashëgimisë kulturore dhe të drejtat referuar konventës së UNESCO-s;
8. Intenerare kulturore të Këshillit të Evropës dhe roli i kërkimit shkencor.

Botimi: Punimet  më të mira të konferences “Si ta bëjmë trashëgiminë tonë kulturore të flasë? Kreativitet dhe ndërmjetësim në njohjen e trashëgimisë kulturore “ Sarandë, 8-9 dhjetor, 2022, u botuan në dy numrat e revistës shkencore FGJH.

Programi - “Si ta bëjmë trashëgiminë tonë kulturore të flasë? Kreativitet dhe ndërmjetësim në njohjen e trashëgimisë kulturore“