Listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës (Raundi 1)

Njoftim për Maturantët

Të dashur Maturantë që keni aplikuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja-Universiteti i Tiranës, ju falenderojmë për besimin që keni shprehur ndaj Fakultetit tonë.

Bashkëngjitur do të gjeni listat e plota paraprake të renditjes së kandidatëve të raundit të parë për të ndjekur studimet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, vitin akademik 2023-2024. Fituesit e raundit të parë të çdo programi studimi Bachelor janë deri në vijën e kuqe.

Renditja e aplikantëve fitues të raundit të parë në FGJH, viti akademik 2023-2024

Njoftohen të gjithë aplikantët maturantë fitues të raundit të parë, të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2023-2024, për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore FGJH për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit në të cilin janë shpallur fitues.

Regjistrimet për fituesit e raundit të parë fillojnë prej datës 29 Gusht deri në 11 Shtator 2023 (kalendari shkarko këtu). Procesi i regjistrimit është i ndarë në 7 faza 48 – orëshe. Në rastin e mos regjistrimit brenda 48 orëve në programin ku ju jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program.

Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:

  1. Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
  2. Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;
  3. Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit (fatura e arkëtimit shkarko këtu) dhe deklaratën shkarko këtu, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.

Ju mirëpresim!

⬇️⬇️Klikoni për më tepër:⬇️⬇️

➡️ Gjuhë Angleze

➡️ Gjuhë Angleze Sarandë

➡️ Gjuhë Italiane

➡️Gjuhë Spanjolle

➡️ Gjuhë Frënge

➡️ Gjuhë Gjermane

➡️ Gjuhë Greke

➡️ Perkthim dhe Interpretim ne Gjuhë Greke dhe Angleze

➡️ Gjuhë Ruse

➡️ Gjuhë Turke

👉Të dashur maturantë, ju sqarojmë se edhe sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpalluara të regjistrohen në FGjH, mbeten përsëri kuota të lira. Kjo vjen për arsye se i njëjti maturant është shpallur fitues në disa programe studimi të ofruara nga FGjH.