Marrëveshje Bashkëpunimi midis Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Muzeut Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”

Nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Muzeut Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”. Studentët do të kenë mundësi të trajnohen për shërbimet që ofrohen në këtë Muze, të shërbejnë si ciceronë e shoqerues të turisteve në gjuhë të huaj dhe të kryejnë praktikat e tyre mësimore pranë këtij institucioni. Drejtoresha e Muzeut Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe, Znj. Etleva Demollari, një ALUMNI FGJH, e siguroi Dekanen, Prof.Dr Esmeralda Kromidha, se do të jetë gjithmonë mbëshetëse e aktiviteteve shkencore, profesionale apo e trajnimeve për studentët e FGJH-së.

Viti 2022 eshte viti i Tiranës Kryeqytet Europian i të rinjve. Në këtë kuadër edhe FGJH do të jetë promotore e shumë aktiviteteve të cilat në qendër do të kenë studentët tanë. Ndaj jemi duke përgatitur agjendën së bashku me studentët për të qenë një vit vërtetë i të rinjve!