Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Grazit, Austri, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim në datat 27.11.2023 – 01.12.2023

Hapet thirrja për aplikim në kuadër të programit Erasmus+ në Universitetin e Grazit në Austri,
për “Javën Ndërkombëtare” (International Staff Week), organizuar në datat 27.11.2023 — 01.12.2023. Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin ndihmës
akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës
në Universitetin e Grazit, Austri, në kuadër të programit Erasmus+.

Për më shumë informacion mbi Javën e Trajnimit dhe fushat e ofruara për Stafin, referohuni linkut.

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2023/07/GUEST-Week-2023.pdf

🔹Trajnimi (Staff training week) do të kryhet në datat 27.11.2023 — 01.12.2023

🔹Afati për aplikim: 01 shtator 2023.

Për të aplikuar klikoni linkun:

https://survey.uni-graz.at/index.php/963511?lang—en