Njoftim mbi dokumentacionin që duhet të dorëzojnë studentët e ciklit të dytë për rëduktimin në masën 50% të tarifës së shkollimit

Njoftim !
Bazuar në VKM-në Nr. 780 datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, dokumentacionin që duhet të dorëzojnë studentët e ciklit të dytë për rëduktimin në masën 50% të tarifës së shkollimit, do ta gjeni në dokumentin bashkëngjitur sipas kategorive përkatëse.
AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT  nga data   09.01.2019  deri më 31.01.2019  nga ora 13:30 deri në 15:30 nga e hëna në të enjte dhe të premten nga ora 12:00 deri në 14:00 pranë zyrës së Financës .
Dokumentacioni dorëzohet personalisht nga secili prej studentëve.
Pas dorëzimit të dokumentacionit, vendimi për studentët që do të përfitojnë nga reduktimi i tarifës do të merret nga Bordi i Administrimit. Studentët të cilët nuk do të përfitojnë nga Vendimi i Bordit do të paguajnë tarifën e plotë të studimit për vitin akademik 2018-2019.