Njoftim për vetëkandidim për anëtar të qëndrave të votimit në FGJH

Njoftim!

PËR NGRITJEN E QENDRAVE TË VOTIMIT PRANË FAKULTETIT TË GJUHËVE TË HUAJA

Në zbatim të nenit nr. 9 të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe senatin akademik në Universitetin e Tiranës”, si dhe në bazë të vendimit Nr. 17, datë 26.04.2021 të Komisionit Institucional Zgjedhor.

Komisioni zgjedhor i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja shpall thirrjen për vetëkandidim për anëtar te Komisionit te Qendrave te Votimit (KQV) drejtuar studentëve.

Vetëkandidimi i kandidatëve për anëtar të KQV-ve pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja fillon më datë 29.04.2021 deri më 04.05.2021.

Mund të dorëzoni kërkesën tuaj në adresën email të Kzf-së: [email protected]

 

Vendimi Nr. 17, datë 26.04.2021