Njoftim! Stazhe profesionale nderkombëtare për studentët.

NJOFTIM!

Stazhe profesionale nderkombëtare për studentët

Studentët e regjistruar në një institucion anëtar të AUF në Evropën Qendrore dhe Lindore ftohen të aplikojnë për mobilitetin e praktikës profesionale, për të fituar aftësi që do të mundësojnë një integrim më të lehtë profesional.

Kohëzgjatja: Mobiliteti i stazhit profesional zgjat për një periudhë prej 1 deri në 3 muaj dhe do të kryhet duke filluar nga muaji prillit e deri në muajin dhjetor 2019 (kufizime të caktuara të periudhës së mobilitetit zbatohen në varësi të nivelit të studimeve të kandidatëve).

Studentët në vitit të parë të studimeve nuk mund të aplikojnë.

Kandidati duhet të identifikojë një organizatë/institucion/ndërmarje pritëse jashtë vendit të tij të origjinës që e ka gjuhën si gjuhë punë dhe të marrë një vërtetim pranimi prej kësaj strukture.

Bursa e mobilitetit të stazhit merr përsipër transportin, një pagesë mujore qëndrimi dhe sigurim shëndetësor.

Për t’iu përgjigjur thirrjes:

1. Konsultohuni me rregullat e mobilitetit të trajnimit profesional
2. Plotësoni formularin në internet http://formulaires.auf.org/: Appel a mobilité de stage profesionnel (Evropa Qendrore dhe Lindore).
Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtme: https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/appel-a-candidatures-mobilites-de-stage-professionnel/

Afati i fundit për të aplikuar është 10 mars 2019. Ju lutem vini re se studentët nga universitetet anëtare të Ballkanit kanë prioritet.

Kontaktoni[email protected]