Dr. Isida Foçi
Dr. Isida Foçi është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Greke, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 17 vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në vitin 2003, studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me studimet e thelluara në fushën e gjuhësisë greke.
Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore lidhen me gjuhësinë e gjuhës greke dhe më specifikisht me gramatikën duke u marrë kryesisht me strukturën fonetike, morfologjike e sintaksore të gjuhës greke.
Ka marrë pjesë në disa projekte kombëtare/ndërkombëtare të organizuara nga Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, Tiranë/Prill 2009, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, 17-19 Dhjetor 2009, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Trakyas/Turqi, Tiranë/Prill 2010, Lidhja Filologjike Shqiptaro Greke dhe Akademia e Shkencave, Tiranë/ Mars 2012, Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike, Tiranë/ Qershor 2012, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Janinës/Greqi, Tiranë/Shtator 2013, Konferenca e 17-të ndërkombëtare “Εκπαίδευση και Ετερότητα”. Patra, 27-29 Qershor 2014, Konferencë shkencore nderkombëtare “Kërkime gjuhësore III”. Qendra e studimeve albanologjike. Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë. Tiranë, 11 Korrik 2014, Konferenca e tretë ndërkombëtare “Dialogu midis gjuhëve, kulturave dhe qyteterimeve ballkanike”. Tiranë, 21 Nëntor 2014, Konferenca e katërt ndërkombëtare “Dialogu midis gjuhëve, kulturave dhe qytetërimeve ballkanike”. Tiranë, 11 Dhjetor 2015.
Ka botuar disa artikuj shkencorë brenda dhe jashtë vendit si: “Përkthimi i fjalive të nënrenditura në romanin e I. Kadares “ Lulet e ftohta të marsit”, fq. 69-75 , Revista LCPJ, 2/2 ISSN 2073-5138 (print), ISSN 2077-0812, (online), ISBN 978-99956-792-1-7, Tiranë, Dhjetor 2009, “Vështirësitë e mësimdhënies të aspektit të foljes në gjuhën greke” fq. 173-181, Buletini shkencor UNIEL. Elbasan 2010/1, “Një vështrim i krahasuar i parafjalës για (për) në greqisht dhe shqip” fq. 143-147, Kërkime universitare nr. 32, ISSN:2226-082X , Gjirokastër 2012.., “Parafjalët από /prej , nga në greqishte dhe shqipe: Vështrim krahasues” Albano Hellenica, fq. 65-71, ISSN: 1108-846X, ISBN 978-960-89823-2-1, Athinë / Greqi 2012/1, “The Paradigmatic Group of the Borrowings in the Modern Albanian Language from Greek” Mediterranean Journal of Social Sciences, Vol. 5, No. 27, Dhjetor 2014, fq. 1628-1631, ISSN: 2039-9340 (print), ISSN 2039-2117 (online), Index Copernicus Year 2012, Impact Factor 6.44. Romë – Itali, “Parafjalët dhe marrëdhëniet sintaksore në shqipe dhe greqishte” Buletin Shkencor nr. 66.. Universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, fq. 233-239, ISSN: 2221-6855, Shkodër 2016.