Projekte Kombëtare 2021 – Universiteti i Tiranës

Thirrje Tetor 2021

Në kuadër të programit “UT – Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion” ju informojmë se në bazë të neneve 40, 108 dhe 109, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 36 të Statutit të Universitetit të Tiranës, në Vendimin nr. 29 të Senatit Akademik “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e administrimit të projekteve të kërkimit shkencor, që financohen nga Buxheti për Kërkimin Shkencor në UT”, Vendimin e Rektorit të UT-së nr. 13, datë 12.11.2021 “Për miratimin e Komisionit Institucional të Ekspertëve, për vlerësimin e projekteve të Programit “UT -Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion” si dhe thirrjes për projekte në programin “UT – Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion”, komisioni pasi shqyrtoi dhe vlerësoi dosjet e aplikuara në këtë thirrje, Komisioni Teknik i Vlerësimit të Projekteve në përfundim, shpalli fitues projektin e mëposhtëm të aplikuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja:

Projekti me titull: “Pedagogjia e trajtimit automatik të gjuhëve (PeTAG)” me drejtues Prof. Assoc. Dr. Eglantina GISHTI

Aktivitete

Njoftime