Thirrje për aplikime për studentët!

Thirrje për aplikime për studentët!
Agjencia Universitare e Frankofonisë ku bën pjesë edhe Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin POLITEHNICA të Bukureshtit organizojnë në datat 11 – 15 korrik 2022 në Bukuresht, Rumani, edicionin e IX-të të Festivalit Rajonal të studentëve frankofonë nga universitetet anëtare të AUF në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Studenti aplikues duhet :
– Të jetë i regjistruar në nivelin bachelor ose master në UT.
– Të ketë një nivel të mirë të frëngjishtes së shkruar dhe të folur.
– Të jetë mbi 18 vjeç më 30 maj 2022
– Të mos ketë marrë pjesë në edicionet e mëparshme të festivalit
· Të paraqesë dosjen e aplikimit online në https://formulaires.auf.org/ me të gjitha dokumentet e kërkuara (CV, letër motivimi, certifikatë regjistrimi në universitetin e origjinës të perkthyer).
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të përfitojnë nga mbështetja financiare e organizatorëve (transport, sigurim, akomodim, ngrënie).
Afati i aplikimit: 16 maj 2022
Kontaktoni: [email protected]
Klikoni në linkun e mëposhtëm: