Universiteti i Tiranës ju informon se thirrjet e hapura për projekte nga AUF-ja gjatë muajit janar janë si më poshtë:
- Thirrje rajonale për aplikime 2021 – Mobilitete per praktikë profesionale ndërkombëtare
Studentët frëngjishtfolës nga institucionet anëtare të AUF-së në Evropën Qendrore dhe Lindore janë të ftuar të aplikojnë në mënyrë që të përdorin aftësitë dhe njohuritë e tyre në botën profesionale, me qëllim integrimin e tyre profesional.
Thirrja për aplikime është e hapur nga 22 janar deri më 22 mars 2021.
– Mobiliteti i praktikës profesionale jepet për një periudhë prej 1 deri në 3 muaj dhe duhet te kryhet midis 15 prillit dhe 17 dhjetorit 2021;
– Praktika duhet të jetë pjesë e kursit universitar të kandidatit;
– Kandidati duhet të identifikojë një strukturë pritjeje jashtë vendit të tij të origjinës me gjuhën e punës në frëngjisht dhe të pranohet prej tij;
– Mobiliteti mbulon transportin maksimal, pagesen mujore dhe sigurimin shëndetësor.
*Konsultohuni me dokumentin e prezantimit të mobilitetit të praktikës profesionale 2021 në linkun e mëposhtëm.
Plotësoni formularin (online) në faqen:
http://formulaires.auf.org/: Appels d’offres en cours – Mobilités de stage professionnel 2021 (Europe centrale et orientale)
Për më shumë detaje klikoni ne linkun:
https://www.auf.org/…/appel-regional-candidatures…/…
- Bursa për kërkim doktoral dhe post-doktoral “Eugen Ionescu” – thirrje për aplikime 2021
Programi “Eugen Ionescu” u mundëson studiuesve nga vendet anëtare ose vëzhguese të OIF dhe Algjerisë, nga institucionet e arsimit të lartë anëtarë të AUF; mobilitete kërkimore 3-mujore në një nga 28 institucionet e arsimit të lartë në Rumani.
Thirrja ndërkombëtare për aplikime është e hapur deri më 28 Mars 2021 (ora 11:00 me kohën e Bukureshtit, GMT + 2).
Procedurat e aplikimit:
Duhet të kihet parasysh se paraqitja e një aplikimi për programin e bursave “Eugen Ionescu” është një proces që përfshin dy hapa thelbësorë:
1 – Para-regjistrimi në program kërkon marrjen e një çertifikate pranimi nga universiteti rumun që kandidati ka zgjedhur dhe ku duhet të dërgojë një dosje para-regjistrimi;
2-Dorëzimi i aplikimit në AUF: secili kandidat duhet të plotësojë një dosje aplikimi online.
Afati i fundit i dorëzimit është 28 Mars 2021, ora 11:00 pasdite me orën e Bukureshtit (GMT + 2).
Për më shumë detaje klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.auf.org/…/bourses-de-recherche…/…
- Mbështetje për lektorë të gjuhes frënge – Thirrje për shprehje interesi 2021
Kjo thirrje u drejtohet universiteteve që janë anëtare të AUF-së në Evropën Qendrore dhe Lindore, që ofrojnë formime pjesërisht ose plotësisht frëngjisht dhe që dëshirojnë të perforcojnë cilesinë e formimeve gjuhësore për studentët.
Thirrja është e hapur nga 20 janari deri më 31 mars 2021.
Dokumentet e referencës:
-Prezantimi i thirrjes
-Formulari i aplikimit online në forma.auf.org.
Afati i fundit: 31 Mars 2021
Kontakt: [email protected]
Për dosjen e aplikimit klikoni në:
https://www.auf.org/…/soutien-au-dispotitif-de…/…