Njoftim Në kuadër të Programit Erasmus +!

Njoftim !
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për mësimdhënie në Universitetin Clermont Auvergne në Francë, për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + KA107 për semestrin e dytë të vitit akademik 2018 – 2019.
Llojet e mobilitetit:
-Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;
Fushat e shkëmbimit:
– Gjuhë Frënge;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin për stafin (140 EUR në ditë për stafin);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV + Lista e publikimeve (në gjuhën angleze/frënge);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/frënge);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer ose jo më parë mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
*Plani i Mobilitetit për mësimdhënie është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së mësimdhënies. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Afati për aplikim: 27 shkurt 2019
Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën [email protected] .