Drejtori i sapoemëruar i Institutit Italian të Kulturës, Z. Alessandro Ruggera, zhvilloi një takim me Dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe pedagogë të Departamentit të gjuhës italiane me fokus mbështetjen dhe bashkëpunimin në projekte të përbashkëta në kuadër të promovimit të gjuhës dhe kulturës italiane, mbështetjen e formimit të studentëve mësues të ardhshëm të gjuhës italiane si edhe bashkëpunimin në mësimdhënien dhe çertifikimin e të rinjve që mësojnë këtë gjuhë.
Instituti i Kulturës Italiane do të vazhdojë të jetë një aktor dhe bashkëpunëtor i rëndësishëm i FGjH- së për organizimin e veprimtarive, projekteve akademike dhe kulturore.