Edicioni i IX-të i Festivalit Rajonal të studentëve frankofone nga universitetet anëtare të AUF në Evropën Qendrore dhe Lindore

Aleanca e Universiteteve Frankofone të Evropës Qëndrore dhe Lindore në bashkëpunim me Universitetin POLITEHNICA të Bukureshtit organizojnë në datat 11 – 15 korrik 2022 në
Bukuresht, Rumani, edicionin e IX-të të Festivalit Rajonal të studentëve frankofone nga universitetet anëtare të AUF në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Studenti aplikues duhet:
· Të jetë i regjistruar në nivelin bachelor ose master në një institucion anëtar të AUF në ECO;
· Të ketë një nivel të mirë të frëngjishtes së shkruar dhe të folur;
· Të jetë mbi 18 vjeç deri më 30 maj 2022;
· Të mos ketë marrë pjesë në edicionet e mëparshme të festivalit;
· Të paraqesë dosjen e aplikimit online në https://formulaires.auf.org/ me të gjitha bashkëngjitjet e kërkuara (CV, letër motivimi, certifikatë regjistrimi në universitetin e origjinës të përkthyer).
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të përfitojnë nga mbështetja e organizatorëve (transport, sigurim,akomodim, katering).
Afati i aplikimit: 16 maj 2022.
Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm: