Caption align here

Blog Full Left Sidebar With Frame

“Në vazhdën e aktiviteteve lidhur me kursin Marredhenie Publike, patëm të ftuar z. Elion Kollçaku, PR Manager dhe gazetar i cili mbajti një leksion të hapur me studentët e vitit të dytë  GjuhëAngleze.  Kursi zhvillohet nga pedagoget Dr. Jonida Petro dhe Dr. Rozana Bela. Leksioni i hapur titullohej: ” Let’s talk about Public Relations”. Mes të tjerash, u trajtuan edhe nëntema lidhur me të përbashkëtat dhe dallimet mes marrëdhënieve publike dhe gazetarisë. Z. Elion Kollçaku u fokusua edhe në përvojën personale si PR Manager për më shume se 5 vjet në Shtëpinë Botuese “Dukagjini” duke e përfaqësuar atë në Kosovë, Shqipëri, Itali, Gjermani, Francë dhe në vende të tjera të Evropës Perendimore. Leksioni mori formën edhe të bashkëbisedimit aktiv, ku studentët shfaqën interes të posaçëm përmes pyetjeve lidhur me zbatimin e njohurive në praktikë në fushën e marrëdhënieve publike. Duke qenë se shumë studentë pasi diplomohen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja punësohen në sektorin privat që mbulojnë këtëfushë si edhe gazetarinë, përvoja e ndarë nga z. Elion Kollçaku ngjalli kureshtje të shtuar lidhur edhe me aspirata të ndryshme që studentët e vitit të dytë Gjuhë Angleze kanë si psh.: si të zhvillojnë në praktikë PR për një shkrimtar/e dhe veprën e tij/saj; si të  krijojnë rrjetëzimin e kontakteve përmes mediave dhe gazetarisë e të tjera pyetje të kësaj natyre. Aktivitete të tilla informuese bazuar në përvoja profesionale të fushës nxisin dhe motivojnë studentët që të gdhendin talente të caktuara dhe të zbulojnë mundësi të shtuara për të ardhmen e tyre profesionale. Aktiviteti u zhvillua plotësisht në gjuhën angleze në datë 6 Maj 2022.”  
Lexo më shumë
Departamenti i Gjuhës Gjermane në FGJH dhe Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, në FHF, do të zhvillojnë një aktivitet, në të cilin Ambasadori i Austrisë në Tiranë z. Christian Steiner dhe Atasheu i Ambasadës Austriake në Tiranë znj. Julia Prummer do të mbajnë një referim me temë “Austria dhe BE-ja” për studentët e të dy departamenteve. Aktiviteti do të zhvillohet në sallën Europa (FGJH), datë 13.05.2022 ora 09.30. Jeni të...
Lexo më shumë
Më datë 12 maj 2022, u  zhvillua Konferenca Studentore me temë “Të nxënit në shekullin XXI, problematikat dhe perspektivat”. Një konferencë që u organizua për herë të parë me nismën e Këshillit Studentor FGJH dhe mbështetjen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Studentët dorëzuan punimet dhe mbajtën kumtesat e tyre në gjuhë të ndryshme rreth çështjeve të ndryshme të lidhura me shekullin XXI duke nxitur kështu hulumtimet, kërkimin, diskutimin dhe...
Lexo më shumë
1 154 155 156 157 158 409

Text Widget

Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Donec sed odio dui. Etiam porta sem malesuada.

Recent News

11
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Panairin Work & Study Durrës
12 Mars, 2025By
11
Zhvilloni më tej njohuritë tuaja akademike dhe aftësitë profesionale!
12 Mars, 2025By
11
Atelie Përkthimi – Sfida të Përkthimit Akademik
12 Mars, 2025By

Recent Works

11
11
11
11
11
11