Modul Praktik 3-ditor mbi Përkthimin Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhën Italiane

Departamenti i Gjuhës Italiane, organizon me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës, në datat 15-17 prill 2024, ora 09:30 – 12:30, një modul praktik 3-ditor mbi përkthimin letrar nga gjuha shqipe në gjuhën italiane.

Ky modul praktik do të zhvillohet nga prof. Giuseppina Turano, pedagoge e gjuhës dhe e letërsisë shqipe pranë Universitetit Ca’ Foscari të Venecias, autore e monografive dhe artikujve që hulumtojnë strukturat morfosintaksore të shqipes dhe dialektet italo-shqiptare, si edhe e studimeve krahasuese të dygjuhësisë dhe shumëgjuhësisë në hapësirën italo-shqiptare.

Në seancat e parashikuara janë përzgjedhur të marrin pjesë studentë të Departamentit të Gjuhës Italiane (Bachelor + Master).

Orët mësimore do të zhvillohen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, salla Europa.