Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (FGJH) hap thirrjen për projekte që synojnë mbështetjen e nismave nga studentët.

Mbështetje për iniciativat studentore – Thirrje për Projekte

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja (FGJH) hap thirrjen për projekte që synojnë mbështetjen e nismave nga studentët. FGJH-ja inkurajon studentët të promovojnë vlerat e vullnetarizmit dhe përfshirjes së komunitetit, duke promovouar gjuhët
e huaja, përmes veprimeve inovative mbi temat prioritare të propozuara brenda kornizës së kësaj thirrjeje.

Kush mund të aplikojë:

– Studentët e FGJH së të të gjitha cikleve

Temat me përparësi

• Teknologjia dhe mësimi i gjuhëve të huaja;

• Arti, kultura dhe promovimi i FGJH-së;

• Konferencë studentore;

• Studime shkencore;

• Revista Shkencore/Newsletter

• Nisma qytetare dhe solidariteti;

• Nismat sipërmarrëse

Kriteret e përzgjedhjes

• Përputhshmëria me temat prioritare

• Natyra inovative e projektit

• Origjinaliteti i projektit

• Impakti i projektit

• Aftësia për të përthithur fonde nga partnerë vendas/të huaj

të cilët bashkëfinancojnë projektin

• Koherenca në hartimin e projektit

Përzgjedhja

Afati i fundit kohor për dorëzimin e projeketeve është data 02.12.2021, ora 13:00.

Projekti fitues do të shpallet në datën 06.12.2021 dhe do të vendoset si njoftim në faqen zyrtare dhe Facebook-un e FGJH-së.

Për të aplikuar për projektin ndiqni linkun: https://forms.office.com/r/SwB3eSdaJK

Nëse do të keni pyetje për mënyrën e aplikimit kontaktoni [email protected]

Suksese!