Grupi Mësimor Kërkimor Gjuhësi – Përkthim i Gjuhës Greke
Kryetar: Dr. Isida Metaj
Grupi mësimor kërkimor Gjuhësi – Përkthim i gjuhës greke ka si objekt të punës rishikimin e programeve lëndore për vitin e ri akademik, përditësimin e tyre në përputhje me kërkesat e kohës dhe mbulimi i tyre me staf të kualifikuar të brendshëm dhe të jashtëm mbetet një nga prioritetet afatgjata të punës së këtij grupo kërkimor.
Për realizimin e qëllimeve të këtyre çështje kërkimore , ky grup kërkimor ka hartuar projektin:
“Strategjitë e nxënies së leksikut të greqishtes në arsimin e mesëm të lartë në shkollat dy gjuhëshe shqiptaro-greke”
Akse kërkimore:
- Strategjitë e mësimit të fjalorit të gjuhës greke
- Zbulimi, analizimi dhe krahasimi i startegjive të mësimit të fjalorit të përdorura nga nxënësit e shkollave dygjuhëshe greko-shqiptare në Shqipëri
- Vlerësimi i marrëdhënies ndërmjet përdorimit të strategjive dhe kohës që i kushtohet mësimit të gjuhës greke si dhe sasisë së fjalorit. Etj.
Grupet e synuara: nxënës student nga një shkollë dygjuhëshe shqiptaro-greke, të arsimit të lartë dhe të mesëm, në Tiranë.
Aktivitetet e planifikuara për realizimin e këtij projekti;
- Grumbullimi, përpunimi dhe analizimi i formularëve/i pyetësorëve dhe nxjerrja e rezultateve në kuadër të projektit të departamentit të gjuhës greke, “Strategjitë e nxënies së leksikut të greqishtes në arsimin e mesëm të lartë në shkollat dygjuhëshe shqiptaro-greke”
- Raport vlerësimi mbi gjendjen aktuale dhe vlerësimin përkundrejt niveleve të arritjes së nivelit gjuihësor të nxënësve të arsimit të lartë dhe të mesëm në Tiranë (sipas grup moshave).
- Workshop/ trajnim ;”Mbi metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies së leksikut të gjuhës greke”.
- Tavolinë e rrumbullakët: “Me ekspertë të drejtorive arsimore si dhe mësues e drejtues të shkollave greko-shqiptare të arsimit të mesëm të lartë në Tiranë në territorin e republikës së Shqipërisë”, në kuadër të projektit të departamentit të gjuhës greke, i shpallur fitues nga fgjh “Strategjitë e nxënies së leksikut të greqishtes në arsimin e mesëm të lartë në shkollat dygjuhëshe shqiptaro-greke”
- Botim i abstrakteve dhe kumtesave të trajnimeve
- Botim të Manualit “ Udhëzues në gjuhën shqipe, dhe dygjuhëshe” Për arsimtarët e arsimit të mesëm të lartë, të cilët japin mësim në shkolla dygjuhëshe
Aktivitete të tjera grupit:
- Aktivitete shkencor: “Dita Botërore e Gjuhës Greke” ( shkurt 2023)
- Aktivitet i organizuar nga Departamenti i Gjuhës greke, me pjesëmarrjen e pedagogëve të ftuar nga disa Universitete të Greqisë.
- Bashkëorganizator në Aktivitetin Shkencor që do të mbahet në Kolegjin Universitar Logos.
- Konferencë Shkencore Ndërkombëtare në bashkëpunim me Universitetin Ionian të Korfuzit. Tematika kryesore do të jetë “Përkthimi i gjuhës greke”, në kuadër edhe të programit të ri mësimor dygjuhës ( maj 2023)
- Shkollë verore; “Gjuha, historia dhe civilizimi grek”.( shtator 2023)
- Konferencë studentore: “Problematika, sfida dhe risi të të nxënit në kuadër të globalizimit”( dhjetor 2023)
- Aktivitet shkencor : “Dita Botërore e Gjuhës Greke”. (shkurt 2024)
- Panairi punës, i organizuar me pjesëmarrjen e kompanive të ndryshme greke që operojnë në vend, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Tiranë dhe Dhomën e Tregtisë së Greqisë në Tiranë: “Një mundësi më shumë punësimi për studentët tanë”.