Me Alda Merinin: Promovim i përkthimeve të dy vëllimeve me poezi nga Klodeta Dibra – Aktivitet i grupit mësimor kërkimor i gjuhës italiane FGJH, UT

Në datën 21 mars 2023, në Institutin Italian të Kulturës (Pallai i Kulturës) u zhvillua aktivitet i grupit mësimor kërkimor i gjuhës italiane FGJH: Promovim i përkthimeve të bëra nga Prof. Dr. Klodeta Dibra të dy vëllimeve me poezi të poetes italiane Alda Merinini.  Në aktivitet morën pjesë kolegë, student, miq e dashamirës të poezisë.

Prof. Dr. Klodeta Dibra dhe Prof. Dr. Irena Lame mbajtën dy kumtesa në këtë organizim, i cili kishte për qëllim promovimin e përkthimeve dhe njohjen e lexuesve shqiptarë me një nga zërat poetikë më të mëdhenj të letërsisë italiane e njëkohësisht promovimin e vlerave të Departamentit të Gjuhës Italiane të FGJH, UT-së përmes kontributeve të stafit të tij akademik.

“Toka e shenjtë” dhe “Pështjellim yjesh” ishin titujt e dy vëllimeve me poezi të poetes italiane Alda Merinini,  të përkthyera mjeshtërisht në gjuhën shqipe nga Prof. Dr. Klodeta Dibra.