Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Aksaray, Turqi, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për trajnim në datat 17 – 21 Tetor 2022

Hapet thirrja për aplikime për bursa në kuadër të programit Erasmus+ KA107 në
Universitetin Aksaray në Turqi, për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të
Tiranës për trajnim, për të marrë pjesë në “Javën Ndërkombëtare” që ky universitet do të
organizojë në datat 17 – 21 Tetor 2022.
Në linkun më poshtë, lutem të gjeni thirrjen e hapur për aplikim në mobilitet Erasmus + trajnimi, në Universitetin Aksaray, në Turqi. 
 

🔹Trajnimi (Staff training week) do të kryhet në datat 17-21 tetor 2022. 

🔹Afati për aplikim: 16 shtator 2022.