Në kuadër të programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Tuscia në Itali për vitin akademik 2018-2019.

Në kuadër të programit Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Tuscia në Itali për vitin akademik 2018-2019.
http://www.unitus.it/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie/trajnim;
Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë (+ 2 ditë udhëtim);
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (140 EUR në ditë);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për mësimdhënie:
– CV(në gjuhën angleze) + Lista e publikimeve;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vërtetim punësimi në Gjuhën Shqipe;
– Vetëdeklarim nëse stafi ka kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ dhe nëse po,ku;
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/images/Teaching_Mobility_Plan.docx
Dokumentat e nevojshme për aplikim për trajnim:
– CV(në gjuhën angleze) + Lista e publikimeve;
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vërtetim punësimi në Gjuhën Shqipe;
– Vetëdeklarim nëse stafi ka kryer më parë apo jo mobilitet Erasmus+ dhe nëse po,ku;
– Plani i mobilitetit për trajnim:
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Training__mobility_plan.docx

*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Afati për aplikim: 30 Prill 2019
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected]