https://www.ugr.es/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve PhD;

Kohëzgjatja e bursave:

– PhD (3 muaj);

Fushat e studimit:

Klikoni linkun: https://internacional.ugr.es

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit PhD:

-CV (në gjuhën angleze/spanjolle);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

-Listë notash e nivelit PhD (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

– Diplomë e nivelit Bachelor dhe Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

– Diplomë e nivelit Master dhe listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

-Plani i kërkimit mbi tezën e PhD (i cili duhet të firmoset nga pedagogu udhëheqës në UT dhe nga një pedagog në Universitetin e Granadës), sipas linkut:

http://internacional.ugr.es/pages/perfiles/estudiantes/ka107inphdresearchplanshortstaysplandetrabajo

-Letër Motivimi në gjuhën angleze/spanjolle;

– Letër pranimi paraprake, nga një profesor në universitetin pritës, sipas linkut:

http://internacional.ugr.es/pages/preadmisiondoctoradoka107_in

-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2/Spanjisht B2);

Për t’u njohur me Gjuhët e Huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:

https://internacional.ugr.es/pages/politica-linguistica/tablasdecertificadosaceptadosporlaugr

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët (temën e kërkimit) që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët/tema e kërkimit dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se si do të njihen në Universitetin e Tiranës, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit, lëndët/tema kërkimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë/ temë kërkimi të njëjtë me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët/tema e kërkimit dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

http://www.unitir.edu.al/images/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing.docx

Afati për aplikim: 16 Dhjetor 2019

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected]

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni me Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën e e-mail:

[email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *