Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin e Vilniusit, Lituani, për vitin akademik 2019-2020.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të UT-së për mësimdhënie në Universitetin e Vilniusit, Lituani, për vitin akademik 2019-2020.

https://www.vu.lt/en/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

-Kohëzgjatja e bursave:

-Stafi akademik për mësimdhënie (5 ditë + 2 ditët e udhëtimit);

Fushat e mësimdhënies:

Për më shumë informacion referohuni linkut:

https://www.vu.lt/…/i…/erasmus-international-credit-mobility

Për t’u njohur me programet e studimit të ofruara nga Universiteti i Vilniusit klikoni në këtë link:
https://www.vu.lt/…/exc…/courses-taught-in-foreign-languages

Bursat përfshijnë:

-Kompensim ditor (140 EUR për stafin akademik);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë për mësimdhënie:

– CV+ Lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht B2);
– Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitete Erasmus+ (nëse po, ku);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Mobility_Agreement_Teaching_outg…

*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 11 Nëntor 2019

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin   [email protected].

Leave a Reply