Nisma më e re e Bashkisë Tiranë “Tirana Youth Assemble 2022”

Bashkia Tiranë fton studentët e Universitetit të Tiranës të marrin pjesë në konkursin organizuar në kuadër të aktiviteteve për rininë.

Konkursi do të përfshijë fazën e shkrimit të projektit, debatin e strukturuar brenda ekipeve të së njëjtës temë, si edhe mbrojtjen e idesë në fazën finale. Ekipet e studentëve do të përzgjedhin një nga temat e përcaktuara gjatë rregjistrimit të tyre. Pas përzgjedhjes së temës dhe formimit të ekipit, me një total prej 5 anëtarësh, puna e tyre do të mentorohet nga një ekspert i fushës. Eksperti do të kujdeset që ekipi të kryejë një kërkim të saktë, të ketë mundësi të kalojë disa ditë në bashki, ku do të informohet për kompetencat e bashkisë etj. Ekipi do të të konkurojë që projekti i tyre të jetë ai fitues në fund të konkursit. Në përfundim do të jepet edhe një çmim për idenë fituese.

Aplikimi:: Regjistrimi në Forms
Rregjistrimi: https://docs.google.com/…/1FxF…/edit

Afati i regjistrimit është data 19 Janar 2022

Suksese!