Njoftim! Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Eberswalde në Gjermani, për stafin e Universitetit të Tiranës për trajnim për semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020.

https://www.hnee.de/…/S…/HNE-Eberswalde-Startseite-E9875.htm

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim (stafi do të ndjekë leksionet në bazë të moduleve bashkëngjitur);
-Fushat e trajnimit për stafin akademik:
-Për të parë fushat e trajnimit për stafin akademik, ju lutem referohuni modulit bashkëngjitur.
https://unitiredu-my.sharepoint.com/…/EVwgvjKeXE9DgUFydrPFH…

Kohëzgjatja:
-nga 5 ditë deri në 4 javë;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor (160 EUR në ditë për 14 ditët e para, për ditët pasardhëse kompensimi është 112 EUR në ditë)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:

http://ec.europa.eu/programm

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim:

– CV(në gjuhën angleze/gjermane);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/gjermane) ku të theksohet arsyeja e ndjekjes së modulit të zgjedhur;
– Vërtetim punësimi në Gjuhën shqipe;
– Certifikata e gjuhës së huaj angleze ose gjermane ( niveli B2);
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë apo jo një mobilitet Erasmus+;
– *Plani i mobilitetit për trajnim;

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/

*Plani i Mobilitetit është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në
Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Afati për aplikim: 20 Janar 2020.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30
– 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].