NJOFTIM PËR HAPJEN E APLIKIMEVE NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË PROGRAM I PARË STUDIMI

Master i shkencave/Master Profesional/Master i përbashkët

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja njofton të gjithë të interesuarit për hapjen e aplikimeve për pranimin në Ciklin e Dytë të studimeve, për vitin akademik 2022-2023, me kohë të plotë:
I. Master i Shkencave në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik në degët Gjuhë Angleze, Italiane, Gjermane, Frënge, Greke, Turke.
II. Master i Shkencave në Mësuesi, në degët: Gjuhë Angleze, Italiane,Gjermane, Frënge, Greke, Turke.
III. Master i Shkencave në Përkthim-Teknik Letrar dhe Interpretim, në degët: Gjuhë Angleze, Italiane, Gjermane, Frënge, Greke, Turke.
IV. Master Profesional në Përkthim me profil Përkthyes, dega Gjuhë Angleze.
V. Master i Delokalizuar në Përkthim Profesional në bashkëpunim me Universitetin e Strasburgut në degët: Gjuhë Angleze, Italiane, Gjermane, Frënge, Greke, Turke.
VI. MASTER I PËRBASHKËT me UNIVERSITETIN SORBONNE PARIS NORD “TRAJTIMI INFORMATIK DHE GJUHËSOR I DOKUMENTEVE TË SHKRUARA”
.
Etapat e aplikimit dhe regjistrimit
Data e fillimit të aplikimeve: 15.09. 2022
Data e mbylljes së aplikimeve: 18.10.2022
Shpallja e aplikantëve fitues: 03.11. 2022
.
Ankimimi : Brenda 3 (tre) ditëve kalendarike nga data e shpalljes së rezultateve
Regjistrimi i kandidatëve fitues: 07.11. 2022 – 15.11. 2022
Plotësimi i kuotave të mbetura bosh, sipas kandidatëve të renditur sipas 16.11.2022- 17.11.2022 pikëve të fituara mbas vijës së kuqe
Shpallja e listave emërore të kandidatëve të regjistruar 19 Nëntor 2022
Ju urojmë suksese!