“Përftimi i kompetencave lidhur me aftësinë e të dëgjimit dhe të folurit në një këndvështrim didaktik dhe vlerësues me qëllim zhvillimin e artit të komunikimit në gjuhën italiane”

Ditën e hënë datë 08.05.2023, ora 14:30, në kuadrin e projektit shkencor “Përftimi i kompetencave lidhur me aftësinë e të dëgjimit dhe të folurit në një këndvështrim didaktik dhe vlerësues me qëllim zhvillimin e artit të komunikimit në gjuhën italiane”, Grupi kërkimor- mësimor i Departamentit të Gjuhës Italiane, organizon Workshop-in me titull “Sviluppo dell’ascoltare per meglio comunicare”, drejtuar studentëve të Masterit shkencor për “Mësuesi e Gjuhës Italiane për arsimin e mesëm të lartë» dhe kujtdo që është i interesuar në këtë fushë, me pjesëmarrjen e Prof. Asoc. Giorgia Milioni, Università Nazionale e Capodistria, Athinë, Profesore e Didaktikës së Gjuhës Italiane si gjuhë e huaj, studiuese, botuese e shumë artikujve shkencorë dhe disa librave mbi çështje kyçe që kanë të bëjnë me mësimdhënien e gjuhës italiane si gjuhë e huaj.