Procedurat e regjistrimeve për kuotat e mbetura bosh në Raundin e 3-të pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

Njoftim !
Të dashur Maturantë që keni aplikuar në programet e studimit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja për vitin akademik 2021-2022, por që nuk jeni regjistruar ende në asnjë prej raundeve të aplikimit, ju njoftojmë se pranë Fakultetit tonë ka ende kuota të lira për secilin program studimi.
 
Sipas Udhëzimit të Ministrit Nr.10, dt.15.05.2019 i ndryshuar “Per procedurat e regjistrimeve në Raundin e 3-të”,  ju mund të paraqisni kerkesën tuaj pranë sekretarisë mësimore në datat 27.10.2021-28.10.2021.
Në datën 29.10.2021 do të shpallen fituesit në faqen e Web-it (fgjh.edu.al) dhe në ambientet e Fakultetit.
Datat 30.10.2021 dhe 31.10.2021 do të mund të regjistroheni.