Seminari “Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Torinos ku takohen: gjuhët, letërsitë, kulturat ndërmjet kërkimit dhe didaktikës”.

Në kuadrin e projektit të përbashkët të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Departamentit të Gjuhëve dhe Kulturave të Huaja të Universitetit të Torinos, sot u zhvillua seminari “Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Torinos takohen: gjuhët, letërsitë, kulturat ndërmjet kërkimit dhe didaktikës”.
Aktivitetin e përshëndetën koordinatorët e këtij projekti Prof.Dr. Esmeralda Kromidha dhe Prof. Enrico Lusso. Të dy koordinatorët theksuan vlerat e përfitimit të këtij bashkëpunimi si në planin profesional ashtu edhe në atë kulturor, për kolegët dhe studentët. Sfida në vazhdim do të jetë puna e përbashkët për të ofruar programe studimi me diploma të dyfishta.