Thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;

 

Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (1 semestër);
– Master (1 semestër);
* Studentët e vitit të tretë Bachelor dhe studentët e vitit të dytë Master nuk mund të aplikojnë.

 

Fushat e studimit:

 

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
-CV (në gjuhën angleze / spanjolle);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/Spanjisht B1);
Për t’u njohur me Gjuhët e Huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:

 

-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze / Spanjolle);
– Diplomë Bachelor;
– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze / Spanjolle);
– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën Angleze / Spanjolle);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
-Letra e pranimit paraprak, për të cilën duhet t’i referohuni linkut:
Për t’u njohur me Gjuhët e Huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:
-*Learning Agreement;

 

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

 

Afati për aplikim: 15 Prill 2021.

 

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected].

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected]