Bachelor në Italianistikë me profil në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian”

Bachelor në Italianistikë me profil në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian”
Titulli akademik i studimit Bachelor në Italianistikë me profil në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian”
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Italisht, (Shqip për lëndë të caktuara)
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 (tri) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Bachelor në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Italiane dhe synon të përgatisë specialistë me njohuri shumë të mira të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, të letërsisë dhe të qytetërimit italian, në përputhje me traditën e gjatë filologjike dhe kulturore të studimeve italiane. Në këtë program studimi ofrohen:

– njohuri të përparuara të gjuhës italiane (të shkruar dhe të folur), të letërsisë dhe të qytetërimit italian, duke përfshirë kuptimin kritik të teorive dhe parimeve në këtë fushë studimi.

– aftësi të përparuara që demonstrojnë kompetencë të lartë dhe pavarësi analitike, të kërkuara për të interpretuar dhe kontekstualizuar tekste letrare dhe fenomene kulturore komplekse. Programi ka këto objektiva:

– Të ofrojë një formim të thelluar teorik e praktik në lëndët me formim gjuhësor.

– Të ofrojë njohuri të thelluara mbi gjuhën, letërsinë dhe qytetërimin e popullit italian, nga origjina deri në ditët e sotme.

– Të zhvillojë aftësi analitiko-kritike për interpretimin e teksteve letrare dhe të dokumenteve kulturore.

– Të zhvillojë aftësi për reflektim dhe zhvillim profesional.

Kompetencat

Programi, me një gamë të gjerë lëndësh, të parashikuara gjatë 3 (tri) viteve të studimit, ngërthen disiplina të larmishme, të cilat sigurojnë formim të përgjithshëm universitar dhe të specializuar në fushën përkatëse, si edhe synojnë:

– Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, të letërsisë dhe të qytetërimit italian;

– Pajisjen e studentëve me njohuri shumë të mira të gjuhës së huaj të dytë, Gjuhës C;

– Zotërimin e përsosur të gjuhës shqipe (Gjuhës A);

– Aftësimin për të komunikuar dhe kaluar nga një gjuhë në tjetrën, në kontekste dhe fusha të ndryshme, duke përdorur regjistrat e duhur gjuhësorë në përshtatje me bashkëbiseduesit;

– Aftësimin për të zbatuar kompetencat gjuhësore, filologjike dhe letrare të përftuara për të kryer kërkime bibliografike, për të hartuar përmbledhje dhe relacione mbi argumente të caktuara studimore;

– Aftësimin për të zbatuar instrumentet e mësimnxënies për përditësimin dhe thellimin e argumenteve të studiuara edhe në kontekste profesionale, si dhe për të ndërmarrë studime të mëtejshme;

– Aftësimin për të analizuar tekstin letrar dhe dokumentin kulturor në kontekstin e tij historik, social dhe estetik.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron trajnime të mëtejshme për studentët në bashkërendim me punëdhënësit. Këto trajnime lidhen me tematika të ndryshme dhe në përputhje me formimin shkencor dhe nevojat e studentëve në tregun e punës. Studentët mund të punësohen me kohë të pjesshme në kompani me të cilat FGJH-ja ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Studentët tanë mund të punësohen në sektorin publik dhe privat si në: institucione arsimore, institucione të kulturës dhe të turizmit, media, shtëpi botuese, agjenci përkthimi. Studentët e diplomuar në programin Bachelor mund të punësohen si:

● Mësues i qendrave të gjuhëve të huaja.

● Përkthyes ose specialist komunikimi ndërkulturor.

● Redaktor/korrektor gjuhësor pranë shtëpive botuese dhe institucioneve kulturore.

● Guida turistike ose koordinator komunikimi me klientë ndërkombëtarë në fushën e turizmit dhe hotelerisë.

● Nëpunës i zyrave të marrëdhënieve me jashtë dhe me publikun në institucione publike dhe organizata ndërkombëtare, ambasada, konsullata dhe institute kulturore italiane.

● Studiues dhe mediator kulturor.

Studime të mëtejshme në FGJH-UT

Diploma Bachelor në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian” jep mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të Studimit dhe/ose në programet e cikleve të tjera të parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.

– Master i shkencave në Mësuesi ‘’Gjuhë e Huaj, Gjuhës Italiane”

– Master i shkencave në “Komunikim Ndërkulturor dhe Turistik Trigjuhësh”

– Master i shkencave në “Përkthim Teknik – Letrar dhe Interpretim”

– Master profesional në “Përkthim Pragmatik me profil Përkthim i specializuar’’

– Master i shkencave në Trajtimi automatik i gjuhëve, specialiteti Trajtim automatik dhe gjuhësor i dokumenteve të shkruara

Programi i bursave Erasmus+ i financuar nga Bashkimi Evropian

Studentët tanë kanë mundësi të zhvillojnë një ose dy semestra studimi në universitete të huaja partnere me të cilat UT-FGJH ka lidhur marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus+ KA1, në: Itali, Spanjë, Francë, Gjermani, Austri, Portugali, Bullgari, Greqi, Turqi, Republika Çeke, Letoni, Hungari, Lituani, Slloveni, Rumani.

PLANI MËSIMOR — Bachelor në “Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Italian”

PLANI MËSIMOR
BACHELOR NË ITALIANISTIKË ME PROFIL NË “GJUHË, LETËRSI DHE QYTETËRIM ITALIAN”
Nr. VITI I . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Morfologji e Gjuhës A 4 I 40
2. Sintaksë e Gjuhës A 4 I 40
3. Gjuhë dhe kulturë e Gjuhës B (1) 8 I 120
4. Gjuhë C (1) 4 I 48
5. Gjuhë dhe letërsi latine 6 I 60
SEMESTRI II
6. Gjuhë dhe kulturë e Gjuhës B (2) 8 II 120
7. Fonetikë e Gjuhës B 4 II 40
8. Hyrje në Gjuhësi 4 II 40
9. Gjuhë C (2) 4 II 48
10. Tipologji tekstore e Gjuhës B (1) 4 II 60
11. Morfologji e Gjuhës B 4 II 40
12. Lëndë me zgjedhje: (1 lëndë) Njohuri të tjera gjuhësore (gjuhë e folur dhe gjuhë e shkruar) / Gjuhë D (1) dhe (2) / Antropologji kulturore / Sociologji / Histori e Evropës/     6         80   60
Gjithsej 60 716/736
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Gjuhë dhe Qytetërim i Gjuhës B (1) 4 I 60
2. Tipologji tekstore e Gjuhës B (2) 4 I 60
3. Sintaksë e Gjuhës B 4 I 45
4. Gjuhë C (3) 4 I 48
5. Letërsi e Gjuhës B (1) 4 I 45
6. Histori e Mesjetës e Gjuhës B 4 I 45
7. Stilistikë e Gjuhës B 4 I 45
SEMESTRI II
8. Teori e Letërsisë 4 II 40
9. Letërsi e Gjuhës B (2) 4 II 45
10. Gjuhë dhe Qytetërim i Gjuhës B (2) 4 II 60
11. Leksikologji e Gjuhës B 4 II 45
12. Tipologji tekstore e Gjuhës B (3) 4 II 60
13. Gjuhë C (4) 4 II 48
14./15. Lëndë me zgjedhje: (2 lëndë) Analizë gramatikore / Analizë sintaksore/ Studim i veprës letrare Gjuhe D / Metodologji e punës kërkimore / Gjeografi e Gjuhës B   4   4 II   48   48 40
Gjithsej 60 734/742
VITI III . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Histori Moderne e Gjuhës B 3 I 45
2. Didaktikë dhe multimedia e Gjuhës B (1) 3 I 45
3. Letërsi e Gjuhës B (3) 4 I 45
4. Tipologji tekstore e Gjuhës B (4) 4 I 60
5. Gjuhë C (5) 4 I 48
6. Gjuhësi teksti dhe pragmatikë 4 I 40
SEMESTRI II
7. Histori Bashkëkohore e Gjuhës B 3 II 45
8. Përkthim (B-A) 4 II 45
9. Letërsi e Gjuhës B (4) 4 II 45
10. Didaktikë dhe multimedia e Gjuhës B (2) 3 II 45
11. Histori Gjuhe (B) 3 II 40
12. Gjuhë C (6) 4 II 48
13. Praktikë 3 II 60
14. /15. Lënde me zgjedhje: (2 lëndë) Sociolinguistikë/Hyrje në Teorinë e Komunikimit/ Hyrje në semiologji / Gjuhë D   4   4 I   40   48
Tezë diplome / provim përfundimtar 6
Gjithsej 60 699
Gjithsej në 3 vite 180 2149/2177
Shënim: Gjuha A (gjuha shqipe); Gjuha B (gjuha e huaj e parë aktive - italisht); Gjuha C (gjuha e huaj e dytë pasive - anglisht, gjermanisht, frengjisht, spanjisht, rusisht, greqisht, turqisht, hebraisht, kinezisht); Gjuha D (gjuha e huaj e tretë pasive - anglisht, gjermanisht, frengjisht, spanjisht, rusisht, greqisht, turqisht, hebraisht, kinezisht, gjuhë rome, gjuhë e shenjave shqip)