Departamenti i Gjuhës Italiane, organizon në kuadrin e aktiviteteve të Grupit të Didaktikës, Leksionin e hapur me ligjëruese Prof. Assoc. Cristina Onesti, me titull: “Didattica Task-Based per stimolare l’apprendimento linguistico”

Departamenti i Gjuhës Italiane, organizon në kuadrin e aktiviteteve të Grupit të Didaktikës, Leksionin e hapur me ligjëruese Prof. Assoc. Cristina Onesti, me titull: “Didattica Task-Based per stimolare l’apprendimento linguistico”.

Cristina Onesti është Profesore e Asociuar në Didaktikën e Gjuhëve Moderne në Universitetin e Torinos, në Departamentin e Gjuhëve dhe Letërsive të Huaja dhe Kulturave Moderne. Ka marrë pjesë në projekte të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me gjuhësinë e aplikuar dhe trajnimin e mësuesve.

Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë të interesuarit për fushën e didaktikës së gjuhëve të huaja dhe aplikimin e metodave, qasjeve dhe teknikave të ndryshme për një mësimdhënie dhe mësimnxënie efikase.

Leksioni do të mbahet më datë 15 janar, ora 15:30, në sallën 309, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe online në linkun e mëposhtëm:

meet.google.com/fdi-uhhd-vge