Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus+për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Democritiues të Thrakës, Greqi.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie në Universitetin Democritiues të Thrakës, për periudhën 25 – 29 shtator 2023.

https://duth.gr/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fushat e mësimdhënies:

-Gjuhë greke(blended intensive programme);

Komponenti virtual 21.09.2023, 03-04.10.2023.

Komponenti fizik 25.09.2023, 29.09.2023.

Kohëzgjatja e bursave:

– 5+2 ditë;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni adresën:

🔹Afati për aplikim: 06 shtator 2023.

Erasmus+Greqi