Në kuadër të programit Mevlana Exchange është hapur thirrja për aplikim për bursa shkëmbimi për vitin akademik 2020-2021 midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Kocaeli.

Në kuadër të programit Mevlana Exchange është hapur thirrja për aplikim për bursa shkëmbimi për vitin akademik 2020-2021.

Mevlana Exchange Programme është një program i cili mundëson shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik midis Universitetit të Tiranës dhe Universitetit Kocaeli.

http://mevlana.kocaeli.edu.tr/

Nivelet e mobilititit për studentët:
– Bachelor (viti III nuk mund të aplikojë);
– Master (viti II nuk mund të aplikojë);
– Doktoraturë;

Llojet e mobilititet për stafin:

– Staf akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Kohëzgjatja e bursave për studentët:

– 4 muaj;

Kohëzgjatja e bursave për stafin akademik:

– 2 javë;

Për t’u njohur me fushat e studimit ju lutem referohuni linkut:
http://mevlana.kocaeli.edu.tr/…/Belg…/MevlanaAlanKodlari.pdf

Dokumentacioni për aplikim për studentët:
– Formulari i aplikimit;
– Vërtetim studenti dhe Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën turke/angleze);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (anglisht/turqisht);
Dokumentat e nevojshme për aplikim mund të shkarkohen në linkun:
http://mevlana.kocaeli.edu.tr/index_en.php

Në momentin e aplikimit duhet të dorëzohen vetëm dokumentacioni i sipërcituar. Të gjithë dokumentet shtesë do të kërkohen në një moment të dytë.

Kompensimi financiar për studentët:
– Bursa për studentët është 1300 TL (Turkish Lira) për çdo muaj;
– Biletë udhëtimi (3100 – 4600 TL)

*Studentët paguajnë pagesën e shkollimit në universitetin e vendit të tyre, pra ku ata janë regjistruar dhe nuk paguajnë asnjë pagesë tjetër shkollimi në universitetin pritës.

Dokumentacioni për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV dhe Lista e publikimeve (në gjuhën angleze/turke);
– Academic Staff Mobility Programme;
– Academic Staff Information Form;
Dokumentat e nevojshme për aplikim mund të shkarkohen në linkun:
http://mevlana.kocaeli.edu.tr/index_en.php

Në momentin e aplikimit duhet të dorëzohen vetëm
dokumentacioni i sipërcituar. Të gjithë dokumentet shtesë do të kërkohen në një moment të dytë.

Kompensimi financiar për stafin:
– Kompensim ditor për stafin (45 – 55 TL/ditë);
– Biletë udhëtimi (3100 – 4600 TL)

Afati i aplikimit: 19 Mars 2020

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë nga e Hëna në të Enjte ora 10:30 – 11:30 dhe 14:30 – 16:00, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].

Leave a Reply