Grupi mësimor kërkimor Gjuhësi dhe Komunikim i gjuhës gjermane

Grupi Mësimor Kërkimor Gjuhësi dhe Komunikim i Gjuhës Gjermane
Kryetar: Prof.Dr. Brikena Kadzadej
Email: [email protected]

Grupi mësimor – kërkimor “Gjuhësi e gjuhës gjermane” ka për objekt hulumtimin, shkëmbimin shkencor intern dhe transmetimin në mënyrë bashkëkohore, komunikuese të njohurive të përditësuara të gjuhësisë gjermane me të gjitha disiplinat e saj.

Prioritetet e këtij grupi mësimor-kërkimor lidhen me veprimtari që synojnë realizimin e studimeve shkencore teorike dhe praktike (didaktike, empirike) në përputhje me parimet e grupit mësimorkërkimor që do të shërbejnë si burim mbështetës, plotësues për lëndët, disiplinat e gjuhësisë, leksionet dhe seminaret.

Përditësimi i sillabuseve të disiplinave gjuhësore, mbështetja e organizuar dhe e planifikuar e studentëve, si edhe mbështetja për Doktorantin në këtë fushë.

 

Objektivat e grupit :

  • Me qëllim materializimin e kërkimit shkencor do të bëhet përditësimi i sillabuseve të disiplinave gjuhësore dhe shpërndarja e orëve në nivelin Bachelor.
  • Realizimi i studimeve praktike/didaktike dhe empirike në përputhje me parimet e grupit mësimor-kërkimor (akset kërkimore individuale të anëtarëve të grupit) që do të shërbejnë si burim ilustrues, plotësues për lëndët, disiplinat e gjuhësisë, leksionet dhe seminaret.
  • Mbështetja e Doktorantëve të fushës dhe realizimi i aktiviteteve të Projekteve shkencore mbeten priritete të këtij ekipi.

AKTIVITETE