Grupi Mësimor-Kërkimor i Letërsisë në Departamentin e Gjuhës Gjermane, ka në fokus analizimin e programeve lëndore, performancën e pedagogëve dhe ecurinë e studentëve në lëndët e kësaj fushe, duke synuar rezultate që të reflektohen mbi situatën aktuale (duke marrë parasysh analizën e pyetësorëve të studentëve) dhe piketimin e prioriteteteve kyçe për të ardhmen, të cilat pritet të shërbejnë si bazë për hartimin e strategjive të zhvillimit në nivel grupi, departamenti dhe fakulteti, për vitet 2022-2024. Dhënia hov kërkimit shkencor në fushën e letërsisë gjermane është një tjetër synim i këtij grupi kërkimor duke patur si synim edhe çeljen e shkollës doktorale në këtë fushë.
Lidhur me programet e studimit të ofruara, ky grup pune do të punojë në dy drejtime. Së pari, do të punojë për zbatimin e programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve, Bachelor dhe Master, së dyti do të punohet për përditësimin apo reformimin e programeve ekzistuese, në përputhje me kërkesat e ligjit të ri të AL dhe tregut të punës.
Objektiva për vitin 2023-2024
Grupi Mësimor-Kërkimor i Letërsisë së Gjuhës Gjermane, në bashkëpunim edhe me grupet analoge në departamentet e tjera të fakultetit planifikon të iniciojë aktivitete të përbashkëta shkencore dhe letrare, në të cilat profesorë dhe studiues të letërsisë në gjuhë të ndryshme të gjejnë pika takimi dhe të diskutojnë rreth tyre me synimin për krijimin e një baze për Letërsinë e krahasuar, e cila ende nuk ka zënë vend në programet tona.
Grupi Mësimor-Kërkimor i Letërsisë së Gjuhës Gjermane, në bashkëpunim edhe me grupin e Përkthim-Interpretimit në departamentin tonë do të marrë në shqyrtim nevojën e një analize të fondit të përkthimeve letrare nga gjuha gjermane dhe anasjelltas me synim që t’i japë hov kritikës letrare të veprave të përkthyera nga kjo gjuhë.
Grupi Mësimor-Kërkimor i Letërsisë së Gjuhës Gjermane do të synojë edhe pasurimin e bibliotekës së gjuhës gjermane me literaturë të re bashkëkohore nga fusha e letërsisë.
Aktivitete të grupit:
Aktivitete letrare me studentët
Duke vijuar përvojën e mirë të krijuar vitet e fundit lidhur për promovimin e letërsisë, kemi planifikuar këto aktivitete: