Grupi Mësimor Kërkimor Letërsi dhe Qytetërim i Gjuhës Gjermane

Grupi Mësimor Kërkimor Letërsi dhe Qytetërim i Gjuhës Gjermane
Kryetar: Prof. as. Dr.  Jonida Bushi
 Email: [email protected]

Qëllimet e grupit “Qytetërim i gjuhës gjermane”  lidhen me sigurimin e një tabloje të performacës së këtij grupi që lejon të njihet niveli i progresit të bërë deri tani dhe reflektimin mbi situatën aktuale duke piketuar prioritetet kyçe për të ardhmen, të cilat pritet të shërbejnë si bazë për hartimin e strategjive të zhvillimit në nivel grupi, departamenti dhe fakulteti, për vitet 2022-2024. Prioritetet e këtij grupi janë pjesëmarrja në konferenca të ndryshme me fokus: historiadhe gjeografia e vendeve gjermanofolës, studimet ndërkulturore, didaktika e qytetërimit të gjuhës gjermane etj.

Grupi mësimor-kërkimor i qytetërimit në Departamentin e Gjuhës Gjermane përbëhet nga 6 pedagoge efektive ku predominon mosha e re, me kapacitete cilësore, ambicioze për mësimdhënie e për kualifikim. Të gjithë pedagogët janë në proces intensiv kualifikimi dhe njëkohësisht të kërkimit shkencor:

Anëtarë:Dr. Salian Çullhaj, Ma. Irida Vorpsi, Ma. Katharina Franz, Ma. Nensi Gjetani, Ma. Elfrida Bilaj dhe kryetar grupi Prof.as.dr. Jonida Bushi.

Grupi i punës ka për synim analizimin e disa komponentëve tregues / indikatorë të cilësisë së mësimdhënies që kanë nevojë të përmirësohen më tej.

Ky grup mësimor ka praktikë pune vlerësimin e përmbajtjes së syllabuseve, nevojën e tyre për përditësim, qasjen me kriteret e formimit profesional të kërkuara në tregun e punës, përcaktimin e qartë të objektivave lëndore, literaturën e përzgjedhur, metodologjinë e përdorur për përvetësimit të dijes, mënyrën e vlerësimit dhe fondin e pyetjeve, etj.

Temat e diplomës në programet Master janë gjithashtu në fokus të punës së këtij grupi.

 

AKTIVITETE