Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin
Tetor 2025

Month

Dëshironi të zhvilloni dhe përmirësoni aftësitë tuaja profesionale pa pasur nevojë për angazhime të gjata kohore dhe financiare?  Programet tona të formimit të vazhduar janë mundësia juaj për të fituar aftësitë që çdo punëdhënës kërkon dhe çdo profesionist ka nevojë.  Çfarë do të përfitoni:  Përmirësim të aftësive specifike;  Kosto të ulët;  Fleksibilitet;  Karrierë dhe mundësi të reja punësimi;  Rritje të mundësive profesionale në tregun e punës etj.    Mos e humbisni këtë mundësi të shkëlqyer! Nxitoni të rezervoni vendin tuaj!   Linku për regjistrim: https://forms.office.com/e/hrHZT3pAww  Për më shumë informacion na kontaktoni në adresën: [email protected]  
Lexo më shumë
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ju fton të merrni pjesë në Konferencën e III-të Shkencore Studentore Ndërkombëtare 2025, organizuar nga Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me universitetet rajonale. Një mundësi e shkëlqyer për të ndarë idetë dhe punimet tuaja, për të fituar përvojë prezantimi dhe për të përfaqësuar FGJH-në në një skenë ndërkombëtare!  📅 Afati për dorëzimin e abstrakteve: 10 Nëntor 2025 📌 Pjesëmarrja: pa pagesë 📝 Më shumë informacion & udhëzime: 🔗 Thirrja për pjesëmarrje 🔗 Udhëzimet për formatin e punimit  Mos e humbisni këtë mundësi! 
Lexo më shumë
Në takimin e sotëm, studentët e vitit të parë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u njohën me veprimtarinë e Degës së Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik, e cila ofron mbështetje gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimeve përmes trajnimeve me tematika të ndryshme, kurseve dhe mundësive për zhvillim profesional të vazhdueshëm. 💡 Po ashtu, studentët u njohën edhe me klubet studentore që e gjallërojnë jetën universitare në FGJH: hapësira ku kreativiteti, bashkëpunimi dhe energjia rinore marrin jetë:  🤝 Klubi i Vullnetarizmit  ⚽ Klubi i Sportit  🎭 Klubi i Teatrit  🎨 Klubi i Artit  📚 Klubi Letrar ...
Lexo më shumë
Cikli i Parë i Studimeve (Bachelor) Të gjithë studentët e ciklit të parë të studimeve janë të lutur të dorëzojnë:  Dokumentacionin për bursa, përjashtim ose reduktim të tarifës së shkollimit, sipas kategorive përkatëse;  Numrin e llogarisë bankare në RAIFFEISEN BANK(vetëm studentët e vitit I)  📅 Afati i dorëzimit: 🗓️ Nga data 13.10.2025 deri më 14.11.2025 📍 Vendndodhja: Departamentet e Gjuhëve përkatëse ku studenti ndjek studimet.    Cikli i Dytë i Studimeve (Master i Shkencave / Master Profesional) Të gjithë studentët e  ciklit të dytë  të studimeve mund të aplikojnë për reduktim të tarifës së shkollimit në masën 50%, duke dorëzuar dokumentacionin përkatës sipas kategorisë për të cilën aplikojnë.  📅 Afati i dorëzimit: 🗓️ Nga data 13.10.2025 deri më 14.11.2025 📍 Vendndodhja: Departamentet e Gjuhëve përkatëse ku studenti ndjek studimet  Për më tepër informacion ndiqni link-un në vijim që përmban të gjitha dokumentet e nevojshme për plotësimin e saktë të dokumentacionit të kërkuar: https://fgjh.edu.al/per-trajtim-me-burse-perjashtim-nga-tarifa-e-shkollimit/
Lexo më shumë
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u zhvillua sot ligjërata me temë:  🇪🇺 “Identiteti i BE-së dhe Nacionalizmi”, mbajtur nga Dr. Tiaan Westenberg, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës (THUAS).  Diskutimi solli reflektime të vlefshme mbi identitetin evropian dhe atë shqiptar, mbi çfarë na bën të ndihemi evropianë, si dhe pse është e rëndësishme të kuptojmë saktësisht këto koncepte kur përkthejmë apo komunikojmë në këtë fushë.  Studentët treguan interes dhe angazhim të veçantë, duke sjellë shembuj nga realiteti evropian dhe shqiptar dhe duke e bërë diskutimin edhe më të pasur.  Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të një mobiliteti njëjavor Erasmus+, që Dr. Westenberg po realizon pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.  Një takim frymëzues që ndërthur kërkimin shkencor, reflektimin qytetar dhe dialogun ndërkulturor. 
Lexo më shumë
Në kuadër të Programit të Mirëseardhjes për studentët e rinj,  sot u zhvillua takimi informues me dy zyra mbështetëse të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja:  Zyra e Këshillimit të Karrierës, e përfaqësuar nga znj. Hesiona Berhomi dhe  Zyra e Cilësisë dhe Kurrikulës, e përfaqësuar nga znj. Sema Hysa.   Gjatë takimit, studentët u njohën me misionin...
Lexo më shumë
Faktoje, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe me mbështetjen e Ambasadës së Francës në Shqipëri, organizon një trajnim mbi sfidat e informacionit të rremë online dhe roli i teknologjisë në luftën kundër dezinformimit.  Data: 21 tetor 2025 Ora: 11:00 Vendi: Salla “Europa”, kati I, godina B, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja  Bashkohuni me ne për të kuptuar më mirë se si mund...
Lexo më shumë
Më poshtë do të gjeni listat emërore për studentët fitues në Ciklin e Dytë, Master, Viti Akademik 2025-2026, sipas departamenteve përkatëse. *Klikoni mbi tekst* *Departamenti i Gjuhës Angleze Departamenti i Gjuhës Angleze – Master i shkencave në Mësuesi e Gjuhës Angleze për arsimin e mesëm të lartë Departamenti i Gjuhës Angleze – Master i shkencave...
Lexo më shumë
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka kënaqësinë të ftojë studentët dhe pedagogët në ligjëratën me temë:  🇪🇺 “Identiteti i BE-së dhe Nacionalizmi”  Data: 21 tetor 2025  Ora: 09:30–11:00  Vendi: Salla Evropa  Lektor: Dr. Tiaan Westenberg, nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Hagës (THUAS), pedagog i shkencave politike në programin Bachelor në “Studime Evropiane”.  Dr....
Lexo më shumë
Nxitoni të rezervoni vendin tuaj! Çfarë do të mësoni?  Terminologji të specializuar dentare në gjuhë të huaja;  Aftësi praktike për komunikim profesional me pacientë ndërkombëtarë;  Teknikat për të ofruar shërbime dentare të qarta dhe të personalizuara.  Çfarë do të përfitoni?  Rritje të mundësive të punësimit dhe avancimit në karrierë;  Shërbime më cilësore dhe më të...
Lexo më shumë
1 2 3 4 5

Komente Së Fundi

    Kategori

    KONTAKTET PËR ÇDO DEPARTAMENT

    Departamenti i Gjuhës Angleze
    [email protected]
    Departamenti i Gjuhës Gjermane
    [email protected]
    Departamenti i Gjuhës Frënge
    [email protected]
    Departamenti i Gjuhës Italiane
    [email protected]
    Departamenti i Gjuhës Spanjolle
    [email protected]
    Departamenti i Gjuhës Greke
    [email protected]
    Departamenti i Gjuhëve Sllave – Ballkanike
    [email protected]