Në kuadër të projektit Jean Monnet Module Harmonisation and standardization of the terminology within the EU Integration context (HSTEUI) financuar nga Komisioni Europian dhe të « Ditëve të Europës », Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe ekspert i Reformës në Drejtësi mbajti një leksion të hapur me temë “Integrimi i Shqipërisë...Lexo më shumë
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL), organizoi aktivitetin letrar “Lexojmë dhe përkujtojmë Molierin në 400 vjetorin e lindjes së tij”. Aktiviteti letrar që u moderua nga Prof.As.Dr. Alba Frashëri, Përgjegjëse e Departamentit të Gjjuhës Frënge dhe Dr. Drita Rira,Zv-Dekane,...Lexo më shumë
“Në vazhdën e aktiviteteve lidhur me kursin Marredhenie Publike, patëm të ftuar z. Elion Kollçaku, PR Manager dhe gazetar i cili mbajti një leksion të hapur me studentët e vitit të dytë GjuhëAngleze. Kursi zhvillohet nga pedagoget Dr. Jonida Petro dhe Dr. Rozana Bela. Leksioni i hapur titullohej: ” Let’s talk about Public Relations”. Mes të tjerash, u trajtuan edhe nëntema lidhur me të përbashkëtat dhe dallimet mes marrëdhënieve publike dhe gazetarisë. Z. Elion Kollçaku u fokusua edhe në përvojën personale si PR Manager për më shume se 5 vjet në Shtëpinë Botuese “Dukagjini” duke e përfaqësuar atë në Kosovë, Shqipëri, Itali, Gjermani, Francë dhe në vende të tjera të Evropës Perendimore. Leksioni mori formën edhe të bashkëbisedimit aktiv, ku studentët shfaqën interes të posaçëm përmes pyetjeve lidhur me zbatimin e njohurive në praktikë në fushën e marrëdhënieve publike. Duke qenë se shumë studentë pasi diplomohen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja punësohen në sektorin privat që mbulojnë këtëfushë si edhe gazetarinë, përvoja e ndarë nga z. Elion Kollçaku ngjalli kureshtje të shtuar lidhur edhe me aspirata të ndryshme që studentët e vitit të dytë Gjuhë Angleze kanë si psh.: si të zhvillojnë në praktikë PR për një shkrimtar/e dhe veprën e tij/saj; si të krijojnë rrjetëzimin e kontakteve përmes mediave dhe gazetarisë e të tjera pyetje të kësaj natyre. Aktivitete të tilla informuese bazuar në përvoja profesionale të fushës nxisin dhe motivojnë studentët që të gdhendin talente të caktuara dhe të zbulojnë mundësi të shtuara për të ardhmen e tyre profesionale. Aktiviteti u zhvillua plotësisht në gjuhën angleze në datë 6 Maj 2022.” Lexo më shumë
Në kuadrin e projektit të përbashkët të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Departamentit të Gjuhëve dhe Kulturave të Huaja të Universitetit të Torinos, sot u zhvillua seminari “Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Torinos takohen: gjuhët, letërsitë, kulturat ndërmjet kërkimit dhe didaktikës”. Aktivitetin e përshëndetën koordinatorët e këtij projekti Prof.Dr. Esmeralda Kromidha dhe Prof....Lexo më shumë
Në prag të sezonit të provimeve, Psikologet e Fakultetit, Znj. Ilirjeta Metushi dhe Znj. Pamela Kofsha, informuan studentët me konceptin e ankthit. Gjithashtu studentët u njohën me disa teknika të menaxhimit te ankthit dhe me mënyra se si mund t’i praktikojnë ato në situata të caktuara.Lexo më shumë
Zyra e Trajnimeve e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ofroi trajnimin e dytë me temë “Ndikimi i Neuroshkencës dhe Neurogjuhësisë në krijimin e marrëdhënieve pozitive në mësimdhënien post Covid 19”, trajnim i ofruar nga Prof. Dr. Shpresa Delija. Gjatë këtij trajnimi lektorja u përqendrua në aspekte të lidhjes së ngushtë të Neuroshkencës me edukimin dhe...Lexo më shumë
Për të pestin vit rradhazi, zyra e avokatisë në Shqipëri, Egna Law Firm, me qendër në Athinë dhe seli në kryeqytete të ndryshme të Ballkanit si Prishtinë, Shkup, Sofje e Bukuresht mundëson bursa për studentë të dalluar të gjuhës greke të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (FGJH). Gjithashtu edhe Ambasadorja e Republikës së Greqisë në...Lexo më shumë
Në kuadër të Programit të Shkëmbimit Erasmus +, nga data 25.04.2022 deri më 29.04.2022, një ekip nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Nysa, Poloni vizitoi Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Departamentin e Gjuhës Angleze. Ekipi i përbërë nga 2 lektorë, Prof. Marcin Walczyński dhe Ass. Prof. Iwona Sikora dhe shefja e Zyrës së Marrëdhënieve...Lexo më shumë
Në ambientet e Dekanatit të FGJH-së,mirëpritëm kolegët Prof. Marcin Walczyński & Ass. Prof Iwona Sikura, nga Universiteti i Nysës në Poloni, ekspertë të përkthimit dhe interpretimit, së bashku me Përgjegjësen për Marrëdhëniet me Jashtë të Institutit të Gjuhëve Moderne, Dagmara Bojda, të cilë,t gjatë kësaj jave janë duke kryer një mobilitet mësimdhënieje Erasmus + pranë...Lexo më shumë
Në ambjentet e FGjH-së, me pjesëmarrjen e pedagogëve koordinatorë të klubit të revistës studentore Jonida Petro, Erjon Agolli, Klementina Shiba, Rozana Bela, u zhvillua një takim me studentë të vitit të dytë për shpalljen e konkursit për Newsletter-in më të mirë. Pjesëmarrja masive e studentëve tregoi interesin e tyre duke nënvizuar edhe njëherë motivimin për...Lexo më shumë