Njoftime

Kategori

Bashkëlidhur gjeni Vendimin e Bordit të Administrimit Nr.57,datë 21.12.2021 “Për miratimin e heqjes së tarifës për vërtetimin e listës së notave të studentëve”.
Lexo më shumë
Njoftohen të gjithë studentët e Ciklit të parë Bachelor të degëve Gjuhë Angleze dhe Gjuhë Italiane, të cilët kanë ndryshuar formën e studimit nga sistemi me kohë të pjesshme në sistemin me kohë të plotë, për vitin akademik 2018-2019, JANË PAJISUR ME NUMËR MATRIKULLIMI. Për informacion të mëtejshëm mund të interesoheni pranë Sekretarisë Mësimore .
Lexo më shumë
“Teksa përpiqemi të ndriçojmë rrugën e të tjerëve, pa kuptuar ndriçojmë tonën.”-Mady Anne Radmacher Fëmijët janë thesari ynë. Është detyra jonë të kujdesimi për rritjen e tyre me sa të mundemi. Ndaj, klubi ynë i vullnetarizmit vendosi të nisë serinë e aktiviteteve për këtë vit akademik duke mbledhur veshje dhe lodra për fëmijët në nevojë....
Lexo më shumë
Departamenti i Gjuhës Greke,Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës,në bashkëpunim me Botimet Toena,ju ftojnë të merrni pjesë në promovimin e “ANTOLOGJI E POEZISË GREKE (shekulli xx) (përkthyer nga pedagogët e kësaj Katedre)   më 20 Dhjetor 2021 ora 16:00 në Hotel Plaza(salla Dora d’Istria)  
Lexo më shumë
Më datë 15-16 dhjetor 2021 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, u zhvillua Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar “Mehmet Akif Ersoj dhe vepra e tij”. Ky simpozium u organizua nga Dega e Gjuhës Turke me pjesëmarrje të kolegëve vendas dhe ndërkombëtar, me rastin e 100 vjetorit të miratimit të himnit të flamurit të Republikës së Turqisë, vargjet...
Lexo më shumë
Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u realizua një bashkëbisedim me Dr. Flavia Kaba, pedagoge e gjuhës spanjolle mbi përkthimin letrar, librin e fundit të botuar dhe marrjen e çmimit “Përkthyesja më e mirë” në Panairin e Librit 2021. Kolegë dhe studentë të FGjH-së ishin të pranishëm në këtë takim ku u diskutua mbi letërsinë...
Lexo më shumë
Nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, përfaqësuar nga Z. Petrit Ymeri. Bashkëpunime të tilla si projekte kërkimore, shkencore të përbashkëta, seminare, leksione, konferenca, promovime të përkthimeve të reja, takime letrare me shkrimtarë, poetë e përkthyes do t’i vinë në ndihmë studentëve dhe profesorëve. Studentët e FGJH-së...
Lexo më shumë
Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës- Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Arabe më 18 dhjetor 2021, në sallë Europa me temë “Gjuha Arabe, një urë mes...
Lexo më shumë
Ditën e mërkurë dhe ditën e enjte, datë 15-16 dhjetor 2021, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, salla Evropa, zhvillohet Simpoziumi Ndërkombëtar “Mehmet Akif Ersoj and his work”. I urojmë suksese pjesëmarrësve në këtë simpozium!
Lexo më shumë
1 42 43 44 45 46 140