Maj 2022

Month

Në Degën e Gjuhës Turke mbajtën leksione dy pedagogë të cilët do të jenë në auditoret tona këtë jave, në kuadër të Erasmus+. Pedagogu Sercan Cihan dhe Nesime Akça, folën për turqishten si gjuhë e huaj dhe ndikimet ndërgjuhësore ndërmjet shqipes dhe turqishtes.                      
Lexo më shumë
Ambasadori i Austrisë në Tiranë z. Christian Steiner dhe Atasheu i Ambasadës Austriake në Tiranë znj. Julia Prummer zhvilluan një diskutim shumë interesant me studentët dhe profesorët e Departamentit të Gjuhës Gjermane në FGJH dhe Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në FHF, në prani të Rektorit të Universitetit të Tiranës Prof.Dr. Artan Hoxha, dhe Prof.Dr....
Lexo më shumë
NË PROGRAMIN E DOKTORATËS PËR VITIN AKADEMIK 2021-2022, PRANË FAKULTETIT TË GJUHËVE TË HUAJA, UNIVERSITETI I TIRANËS  Thirrja për aplikim në Doktoratë  Urdhëri nr. 153 për aktivizimin e doktoratave  Tarifë aplikimi në programin e Doktoratës  Kontakte për të aplikuar:  
Lexo më shumë
Njoftim, Provimi i mbrojtjes së gjuhës së huaj në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja është i ndërtuar sipas standardeve që parashikohen në Kuadrin e Përbashkët Evropian për Referencat e Gjuhëve (KPERGj), duke përfshirë testimin e katër kompetencave gjuhësore, sipas gjashtë niveleve të përcaktuara në këtë Kuadër. Provimi do të jetë i përbërë nga 4 pjesë:...
Lexo më shumë
Në kuadër të projektit Jean Monnet Module Harmonisation and standardization of the terminology within the EU Integration context (HSTEUI) financuar nga Komisioni Europian dhe të « Ditëve të Europës », Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe ekspert i Reformës në Drejtësi mbajti një leksion të hapur me temë “Integrimi i Shqipërisë...
Lexo më shumë
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL), organizoi aktivitetin letrar “Lexojmë dhe përkujtojmë Molierin në 400 vjetorin e lindjes së tij”. Aktiviteti letrar që u moderua nga Prof.As.Dr. Alba Frashëri, Përgjegjëse e Departamentit të Gjjuhës Frënge dhe Dr. Drita Rira,Zv-Dekane,...
Lexo më shumë
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin South West “Neofit Rilski”,Bullgari. Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi dhe i skanuar në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e-mail   [email protected]  Bashkangjitur gjeni informacione të mëtejshme në lidhje me procedurën e aplikimit dhe dokumentacionin...
Lexo më shumë
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Granadës,Spanjë Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi dhe i skanuar në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në adresën e-mail   [email protected]  Bashkangjitur gjeni informacione të mëtejshme në lidhje me procedurën e aplikimit...
Lexo më shumë
“Në vazhdën e aktiviteteve lidhur me kursin Marredhenie Publike, patëm të ftuar z. Elion Kollçaku, PR Manager dhe gazetar i cili mbajti një leksion të hapur me studentët e vitit të dytë  GjuhëAngleze.  Kursi zhvillohet nga pedagoget Dr. Jonida Petro dhe Dr. Rozana Bela. Leksioni i hapur titullohej: ” Let’s talk about Public Relations”. Mes të tjerash, u trajtuan edhe nëntema lidhur me të përbashkëtat dhe dallimet mes marrëdhënieve publike dhe gazetarisë. Z. Elion Kollçaku u fokusua edhe në përvojën personale si PR Manager për më shume se 5 vjet në Shtëpinë Botuese “Dukagjini” duke e përfaqësuar atë në Kosovë, Shqipëri, Itali, Gjermani, Francë dhe në vende të tjera të Evropës Perendimore. Leksioni mori formën edhe të bashkëbisedimit aktiv, ku studentët shfaqën interes të posaçëm përmes pyetjeve lidhur me zbatimin e njohurive në praktikë në fushën e marrëdhënieve publike. Duke qenë se shumë studentë pasi diplomohen në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja punësohen në sektorin privat që mbulojnë këtëfushë si edhe gazetarinë, përvoja e ndarë nga z. Elion Kollçaku ngjalli kureshtje të shtuar lidhur edhe me aspirata të ndryshme që studentët e vitit të dytë Gjuhë Angleze kanë si psh.: si të zhvillojnë në praktikë PR për një shkrimtar/e dhe veprën e tij/saj; si të  krijojnë rrjetëzimin e kontakteve përmes mediave dhe gazetarisë e të tjera pyetje të kësaj natyre. Aktivitete të tilla informuese bazuar në përvoja profesionale të fushës nxisin dhe motivojnë studentët që të gdhendin talente të caktuara dhe të zbulojnë mundësi të shtuara për të ardhmen e tyre profesionale. Aktiviteti u zhvillua plotësisht në gjuhën angleze në datë 6 Maj 2022.”  
Lexo më shumë
1 2 3 4 5