Më datë 20 mars 2023, në ditën ndërkombëtare të lumturisë, Këshilli Studentor FGJH, me ndihmën e psikologeve të fakultetit organizoi një takim me studentët në formën e një leksioni të hapur dhe diskutimi të lirë ku u fol për shëndetin mendor dhe rëndësinë që ai ka në jetët tona. Studentët ndanë përvojat e tyre personale...Lexo më shumë
Më datë 15 mars 2023 u zhvillua Panairi i Ushqimit në ambientet e Qendrës Multifunksionale të Këshillit Studentor. Studentët kishin përgatitur ëmbëlsira si dhe ushqime tradicionale të cilat u shitën dhe të ardhurat e mbledhura iu dhuruan Klubit të vullnetarizmit për të kontribuar në nismat e tyre.Lexo më shumë
Më 25 janar 2023, në ambientet e Këshillit Studentor dhe Klubeve Studentore u zhvillua një takim mbi poezinë dhe prozën, ku u diskutua mes studentëve dhe pedagoges Brunilda Kondi mbi marrëdhënien e tyre me shkrimin dhe leximin. Ata ndanë eksperiencat e tyre, rëndësinë dhe ndikimin që poezia dhe proza kanë në jetën e tyre.Lexo më shumë
Muzika përbën një ndër aspektet më të rëndësishme të kulturës së një vendi, andaj më dt. 21 janar, KSFGJH zhvilloi 🎤🎶Karaoke Night🎤🎶 në ambjentet e Qendrës Multifunksionale të Këshillit Studentor dhe Klubeve Studentore. Studentët u argëtuan duke kënduar këngë të gjuhëve të ndryshme (shqip, anglisht, italisht, frëngjisht, spanjisht, koreane, kinezisht, gjermanisht e greqisht) duke shpalosur...Lexo më shumë
Më 22 dhjetor 2022, studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja morën pjesë në një mbrëmje poetike të organizuar nga Këshilli Studentor në sallën “Argjiro”, me temë “Tonight’s poem”. Mbrëmja poetike u zhvillua nën tingujt e muzikës klasike, me moderimin e kryetares së KSFGJH. Studentët performuan poezitë e tyre ose versione përkthimesh të poezive të...Lexo më shumë
Në ditën Ndërkombëtare të Studentëve, 17 nëntor 2022, Këshilli Studentor i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja organizoi një takim me studentët e FGJH-së ku u fol për angazhimin në vendimmarrje, aktivitete që do e bëjnë jetën studentore më të gjallëruar, duke ndjekur vlerat demokratike dhe promovimin e kulturave të ndryshme.Lexo më shumë