Mars 2023

Month

Më datë 20 mars 2023, në ditën ndërkombëtare të lumturisë, Këshilli Studentor FGJH, me ndihmën e psikologeve të fakultetit organizoi një takim me studentët në formën e një leksioni të hapur dhe diskutimi të lirë ku u fol për shëndetin mendor dhe rëndësinë që ai ka në jetët tona. Studentët ndanë përvojat e tyre personale...
Lexo më shumë
Më datë 15 mars 2023 u zhvillua Panairi i Ushqimit në ambientet e Qendrës Multifunksionale të Këshillit Studentor. Studentët kishin përgatitur ëmbëlsira si dhe ushqime tradicionale të cilat u shitën dhe të ardhurat e mbledhura iu dhuruan Klubit të vullnetarizmit për të kontribuar në nismat e tyre.
Lexo më shumë
11Dita III Studimore me kandidatët doktorantët
Dita e tretë studimore me doktorantët e FGJH-së, vijoi me temën “Analiza e të dhënave shkencore cilësore e sasiore”nën drejtimin e Prof. Dr. Eldina Nasufi. Aktiviteti shkencor, i zhvilluar në Laboratorin Kërkimor “Didaktika e Gjuhëve të Huaja, Përkthim, Letërsi, Linguistikë” – DiPLLing, FGJH, synon mbështetjen dhe përkrahjen për një formim sa më të mirë shkencor...
Lexo më shumë
Të dashur studentë, Ambasada Polake në Tiranë ka përcjellë informacion në lidhje me Programin e Bursave Banach, që u ofrohet studentëve shqiptarë nga NAWA (Agjencia Kombëtare Polake për Shkëmbime Akademike). Programi përbën një iniciativë të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme Polake dhe Agjencisë Kombëtare Polake për Shkëmbime Akademike të zbatuara si pjesë e programit...
Lexo më shumë
📌Je 👩‍🏫👨‍🏫mësues dhe do të ndjekësh trajnime me kredite të akredituara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit? 📝Regjistrohu në një ose disa nga modulet tona të trajnimit:  
Lexo më shumë
Xhakomino
Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Italiane të FGJH të UT, organizoi gjat muajve shkurt – mars 2023 një laborator teatror në gjuhën italiane me studentë të ciklit të parë dhe të dytë. Laboratori i teatrit, i drejtuar nga Jozef Shiroka, aktor dhe regjisor, me asistencën e pedagogëve të Departamentit të...
Lexo më shumë
1 2 3